“Nuk ka nuk dua”/ Rama paralajmëron vaksinim të detyrueshëm, ja për cilat kategori

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që vaksinimi do të bëhet I detyrueshëm për disa kategori.

Gjatë një inspektimi në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, kryeministri tha se me kohën vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm.

“Mund të vijë momenti që vaksinimi për studentët të jetë i detyrueshëm që të futen në auditore. Nuk ka nuk dua. Edhe për pedagogët do të bëhet e njëjta gjë. Për ata që hyjnë në auditor ka detyrime, duhet të mbrojnë të tjerët. Po vjen momenti që edhe këtu, vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.

Ndryshe për ata që janë në shtëpi. Ata që kanë ndërveprim social nuk mund të thonë nuk dua. Nëse thotë nuk dua do të tërhiqet nga pozicioni që ka. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por të bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë.

Askush sia ka borxhë askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT