Lexoi lajmin se i kanë plagosur të birin, reagon i revoltuar Mustafa Nano: Turp, lajthitje! Urgjentisht ta…

Ditën e djeshme në disa media qarkulloi me shpejtësi lajmi i rremë se ishte plagosur me thikë djali i analistit Mustafa Nano.

Pasi ka lexuar këto lajme, Nano ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale dhe e quan këtë lajthitje dhe papërgjegjshmëri, pasi ai nuk ka djalë me emrin Gerian, dhe as mbiemri i të plagosurit nuk ishte Nano.

Shënimi i Mustafa Nanos:

Fakenews. Ka qysh dje që një numër portalesh, të Shqipërisë e Kosovës, kanë nxjerrë një lajm me titull “Plagoset me thikë i biri i Mustafa Nanos”. Unë nuk kam ndonjë djalë me emrin Gerian. Nuk kam as ndonjë djalë 34 vjeç. Është një lajm krejt i rremë, i sajuar kotmëkot bazuar te mbiemrin Nano. Dhe e bukura është se edhe mbiemri i të plagosurit nuk është Nano. Por është Mano.

Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp!

Ka ende disa portale që e mbajnë këtë fakenews. Ju bëj thirrje ta heqin urgjentisht. Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT