Parakalimi i gabuar i fuoristradës me 3 femra çoi në greminë furgonin/ DETAJE nga aksidenti tragjik me 5 viktima

Detaje të reja kanë dalë në nga aksidenti tragjik këtë pasdite në Qafë Muzinë, ku humbën jetën 5 persona.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka zbardhur skemën e aksidentit të tmerrshëm.
Sipas raportimeve të para të policisë dyshohet furgoni, për të shmangur përplasjen, ka devijuar dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.
Po ndërhyhet me sharrë elektrike për thyerjen e dyerve të furgonit, për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar.
Paraprakisht, bëhet e ditur se furgoni ka rënë në një greminë mbi 50 metrash dhe është përmbysur, duke vështirësuar nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë.
EMRI/ Ja kush është shoferi i furgonit ku vdiqën 5 persona në Muzinë
Ky është Bardhyl Proda, shoferi i furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, që u rrëzua këtë të enjte në Qafë Muzinë, në aksin Gjirokastër-Sarandë.
Proda është në mesin e 5 personave që gjetën vdekjen në këtë ngjarje tragjike.
Policia tha zyrtarisht se shkak për ngjarjen e rëndë u bë përplasja e furgonit me një makinë fuoristradë që drejtohej nga një grua.
Të aksidentuarve u erdhën në ndihmë fillimisht kalimtarë të rastit, më pas zjarrfikësja dhe ekipet e emergjencës nga Gjirokastra. Pamjet e rënda në vendi i ngjarjes tregojnë përpjekjet e dëshpëruara për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në furgon.
Po ashtu, autoambulancat dërguan drejt spitalit të Gjirokastrës të aksidentuarit e tjerë nga kjo ngjarje e rëndë.
Rrethanat e plota të këtij aksidenti nuk dihen ende. Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin ngjarjen e rëndë.