Hipur mbi makinë/ Del FOTO e vajzave pak para aksidentit me 5 të vdekur në Gjirokastër

Rexhina Çelhaka, është 22-vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ me të cilin u përplas furgoni i pasagjerëve që vinte nga Tirana për në Sarandë.

Dyshohet se 22-vjeçarja është futur me shpejtësi në kthesë dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me furgonin.

Si pasojë e kësaj përplasje pesë persona humbën jetën, shoferi, një çift shqiptarësh dhe dy turistë nga Ukraina.

Kjo është foto pak kohë para aksidentit. Tre vajzat që udhëtonin në Land Rover, dy nga Italia dhe Çelhaka kanë pozuar me makinën dhe e kanë postuar në rrjetet sociale. Ato kishin filluar prej ditësh pushimet, por aksidenti tragjik ua preu në mes.

Hipur mbi makinë/ Del FOTO e vajzave pak para aksidentit me 5 të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT