Dita më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan në më shumë se një dekadë

Numri i jetëve të humbura nga shpërthimet e të enjtes në Kabul ka shkuar në më shumë se 90 persona të vrarë.
Sulmet e kësaj të enjteje në aeroportin e Kabulit shënuan edhe ditën më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan, në më shumë se një dekadë.
Më shumë se 60 persona, 12 prej tyre shtetas të shërbimit amerikan mbetën të vrarë nga shpërthimet e kësaj të enjteje në Afganistan.
Vetëm në Gusht të 2011-s, pati më shumë viktima. Një helikopter që transportonte forca speciale të SHBA u godit nga trupat talibane në Tangi Valley, rreth 97 kilometra nga jugperëndimi i Kabulit.
Në qendër të sulmeve pranë aeroportit të Kabulit ishin qytetarët afganë që tentojnë të largohen drejt Shteteve të Bashkuara apo shtetas amerikanë të shërbimit.