Mark Marku i “dhuron” Elda Hotit mandatin! “Tradhëtarja” e cila punën e parë e kishte deputete dhe nuk dinte kur ishte krijuar LSI

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka njoftuar ditën e sotme përmes një editoriali lënien e mandatit të deputetit.
Heqja dorë nga mandati i hap rrugën kandidates pasues në listë me numrin më të madh të votave, e cila është Elda Hoti. Hoti ka qenë pjesë e opozitës së re pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI, ku pranoi të merrte mandatin e Viktor Tushajt në radhët e LSI-së të cilët e quajtën “tradhëtare”.
Tashmë ajo kthehet sërish në Kuvendin e Republikës, por tashmë me një sigël të re partiake atë të PD-së.
Në një emision Elda Hoti është shprehur se zgjedhja për të mos djegur mandatin e deputetit ka ardhur për të ruajtur interesat e vendit. Hoti befasoi me përgjigjen e saj kur tha që nuk e dinte kur është krijuar LSI, partia me të cilën mori mandatin.
Pjesë nga intervista:
“Nuk kam eksperiencë politike, pranimi të vija sot këtu kisha pak dyshime. Dalja për herë të parë ka emocionet e veta. Edhe nëse do kisha fituar nuk do kisha pranuar të digjja mandatin. Nuk më kanë pyetur për mandatet kur janë djegur”, tha ajo.
Anila Basha: E dini kur është krijuar LSI?
Elda Hoti: Nuk e di kur është krijuar LSI. Puna ime e parë deputet
Blendi Fevziu: Puna e parë deputet? Urime
Anila Basha: E dini rrogën sa e keni?
Elda Hoti: E di…
Pas dorëheqjes së Mark Markut, Elda Hoti vjen në parlament kësaj radhe jo nga listat e LSI por nga lista e partisë demokratike (kandidate e Partisë Republikane). Duket se fati e përndiqka gjithmonë 29 vjeçaren e cila punën e saj të parë e kishte deputete./Gazeta Shqip