Ju lutem mos u jepni “vrasësve të rrugës” patenta! Pasi zhdukën familje ose lanë fëmijë pa baba

Nga Robert Hasa

Për Bardhi Prodën, shoferin e linjës Tiranë-Sarandë, ky ishte udhëtimi i fundit me furgonin që punonte prej vitesh. Bashkë me 4 pasagjerë ai humbi jetën tragjikishit në një aksident që ndodhi në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, pranë Qafës së Muzinës.

Pas përplasjes me një makinë tip “Land Rover”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaga, furgoni me pasagjerët ka përfunduar rreth 20 metra në greminë.

Bashkë me shoferin Proda humbën jetën edhe shtetasit Fiqiri dhe Dritë Korçari. Të paidentifikuar në morgun e Gjirokastrës janë dy shtetas të huaj që udhëtonin gjithashtu me furgon. Para pak muajsh në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë.

“Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal.

Lajme të tmerrshme të njëpasnjëshme aq sa edhe tronditëse të cilat të bëjnë të ulërasësh me të madhe. Në Shqipërinë tonë, të vogël dhe të brishtë është e lehtë të marrësh një patentë edhe pa shkuar fare në kurs, mjafton që japësh lekë dhe patenta të vjen tek dora.

Në autoshkolla kur diskuton me “mësuesin” dhe ai të thotë do e marrësh me lekë apo vetë dhe ti shikon i habitur dhe mendon cila është zgjedhja më e lehtë.

Ai të jep edhe kohë ndërsa ti je duke, ecur mendon më mirë ca para më pak apo të mësosh dhe të plasësh kokën që tia dalësh .

Disa prej të rinjve mendojnë shkurt dhe marrin patentën me lekë, duke u pajisur kështu me “armën” e cila lëviz kudo . Institucionet nuk kanë kontroll mbi ta pasi edhe ata janë të përlyer me këta drejtues auto-shkollash.

Aksidenti i djeshëm ku gabimi i një 22 vjeçarjeje i kushtoi jetën 5 personave, një shoferi I cili kishte 20 vite që e bënte atë rrugë dhe asnjëherë nuk kishte bërë aksident.

Tashmë rrugët tona janë të pasigurta natën edhe ditën pasi vrasësit e rrugëve lëvizin me telefona në duar ose me këmbët përpjetë në timon.

Nuk ka asnjë lloj justifikim këto aksident dhe jetët e humbura shteti duhet të marrë masa dhe të mos shpërnadahen patenta sikur të ishin letra bixhozi./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT