Krisja në PD/ Vjen reagimi i parë pasi Mark Marku hoqi dorë nga mandati i deputetit

Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu komentoi  vendimin e Mark Markut për të dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe kritikat e tij të ashpra ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Shehu u shpreh për A2 se ky është një vendim personal i akademikut dhe shtoi se PD tashmë duhet të fokusohet në sesionin e ri parlamentar që pritet të nisë shumë shpejt.

“Dorëheqja është një vendim personal, mund të ndodhë në çdo parti demokratike të botës. Nuk e komentoj këtë gjë që e bën një njeri kur mendon se duhet të japë dorëheqjen nga diçka. Unë mendoj se kemi elementë të tjerë për të parë, hapjen e sezonit të ri parlamentar, strukturimin e luftës opozitare. Nuk dua të bëjë asnjë analizë. Vendimet janë personale, në demokraci ka vend për to. Unë i kam dhënë mendimet e mia se ku duhet të fokusohet Partia Demokratike”, tha Shehu.

Për Markun, PD është kthyer në një parti mburojë të interesave të dy liderëve që sipas tij janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. “Lulzim Basha është kryetari i Partisë së Sali Berishës”,-shkruan Marku, duke e cilësuar këtë një paradoks.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT