VIDEO/ Itinerari i afganëve drejt Shqipërisë! Avioni u nis nga Kabuli, u ndal tranzit në Gjeorgji

Report tv ka pasqyruar në mënyrë grafike rrugëtimin e afganëve të parë që kanë mbërritur në vendin tonë.

Siç shihet edhe nga grafika, avioni çarter është nisur nga aeroporti i Kabulit në Afganistan dhe është drejtuar fillimisht për në Gjeorgji ku është ulur në kryeqytetin Tbilisi dhe ka kryer një ndalesë tranzit.

Më pas avioni është nisur drejt Tiranës dhe është ulur në aeroportin e Rinasit. Nuk dihet nëse do të ndiqet i njëjti itinerar edhe për mbërritjen e afganëve të tjerë në vendin tonë, Kabul-Tbilisi-Tiranë.

Pas mbërritjes në Rinas, grupi i qytetarëve afganë qëndroi fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroportit ushtarak, ku atyre iu ofrua dhe asistenca e parë mjekësore, ndërsa kryen dhe formalitetet burokratike. “Ne kemi marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, për kontrollet e kujdesin shëndetësor, për paketat higjienike, për ushqimin, transportin e padyshim edhe sigurinë”, deklaroi nga aeroporti, ku kishte dalë për t’i pritur, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, e cila ka ndjekur që në fillim të gjithë procesin e përgatitjeve për pritjen e tyre.

Pas orës 06.00 edhe qytetarët e fundit afganë, përmbyllën procedurat për t’iu drejtuar strukturave hoteliere në Durrës ku ata do të qëndrojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT