Refuzoi mandatin e deputetit, PD hidhet në sulm: Nuk na duhen qaramanë që ikin me bisht ndër shalë

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike (RD), Bledi Kasmi, me anë të një psotimi në rrjetet sociale ka sulmuar Mark Markun, pasi ky i fundit vendosi të mos e pranonte mandatin e dpeutëtit, duke hedhur edhe akuza mbi PD.

Kasmi thotë në psotimin e tij se PD-së nuk i duhen qaramanë që ikin me bisht ndër shalë, por burra dhe gra të vendosur që marrin përsipër sakrifica.

“Qaramanet nuk i duhen askujt

Ajo qe duhet kuptuar eshte se nje regjim nuk luftohet me qaramane qe katapultohen nga askundi.

Do burra e gra te vendosur qe nuk ikin me bishtin nder shale nga nje beteje, por njerez qe marrin persiper sakrifica.

Sa kohe nuk kuptohet kjo, atehere rruga eshte pa krye dhe kostot i paguajme te gjithe”, shhkruan Kasmi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT