Afganët “pushtojnë” Qytet Studentin! Policia rrethon konviktet (FOTO)

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri 60 qytetarë të shpëtuar nga Afganistani, i cili ra në dorë të regjimit të talebanëve.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq.
Ndërkohë këta persona janë duke u strehuar në konviktet te Qytet Studenti. Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip, vihet re se si policia ka rrethuar konviktet, duke krijuar një siguri të lartë për ta.