Dje ishin në “ferrin” e Kabulit, sot afganët shijojnë diellin në Qytetin Studenti (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar, dhjetëra afganë mbërriten në Shqipëri, duke e çuar në total në 275 numrin e tyre që janë strehuar përkohësisht në vendin tonë. Grupi që u prit nga ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim, u strehua në Qytetin Studenti.

Siç mund ta shihni edhe nga këto foto të siguruara nga gazeta SHQIP, shtetasit afganë duket se ndjehen të çliruar dhe të sigurtë.

Pasi dolen nga “ferri” i Kabulit, ata po shijojnë diellin e Shqipërisë, ndërsa djem dhe vajza shihet se kanë dalë shëtitje në qytetin e studentëve.

Dje në orën 03:20 me avionin e parë zbritën në tokën shqiptare 121 afganë, ndërsa rreth orës 23:30 zbriti avioni i dytë me 95 afganë dhe sot rreth orës 01:15 zbriti avioni i tretë me 59 qytetarë afganë. Sipas raportimeve të bëra deri tani 13 prej afganëve të mbërritur janë foshnja.

Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë, të cilët do të qëndrojnë në vendin tonë deri në momentin që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dje ishin në

Dje ishin në

Dje ishin në

Dje ishin në

Dje ishin në

Dje ishin në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT