Nuk “ndalen” aksidentet me vdekje! Mjeti përplaset me bordurën anësore, humb jetën shoferi (Emri)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot. Automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.

Shoferi i mjeti, Paulin Gjomarkaj humbi jetën kurse u plagos pasagjeri 27-vjeçar Nikol Gjini.

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT