Kalaja e Lezhës po rrëshqet dhe rrezikon banesat. Kërkohet ndërhyrje urgjente

Rëshqitjet e herë pas hershme kanë vënë në rrezik banorët, shtëpitë e të cilëve ndodhen poshtë Kalasë së Lezhës. Top-channel shkruan se ky fenomen nisi të shfaqet pas reshjeve intensive të shiut në fillim të janarit, dhe që prej asaj ditë ende nuk është marrë asnjë masë për të mbrojtur këtë pjesë të rëndësishme të historisë.

Specialisti i Trashëgimisë Kulturore Ded Margjoni bën thirrje  ër ndërhyrje. Margjoni thotë se shkak për vonesat është bërë, gjetja e specialisteve të fushës për të ndërhyrë për fortifikimin e murit të Kalasë.

“Një segment i murit antik është në procedurë e sipër….arsyeja është se në Veri të Shqipërisë nuk ka firma të licensuara që merren me tratjimin e këtij dëmi. Besoj që së shpejti do të bëhet, nuk do të lihet ashti ai mur,”- tha Margjoni.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT