Qeveria e re?!/ PS mbledh në 2 shtator Asamblenë Kombëtare, ja mesazhi për të gjitha anëtarët

Partia Socialiste do të zhvillojë në 2 shtator mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku do te diskutohet dhe vendoset per strukturat e reja te partise, por nuk perjashtohet dhe nje “indentikit” i qeverise se re per mandatin e trete.

Takimi do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në mesazhin që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ka dërguar anëtarëve thuhet:

Të nderuar anëtarë të AK!

Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë.

Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT