457 afganë në vendin tonë, Rama: Ikën nga lufta dhe u mikpritën në Shqipërinë e besës

Kryeministri Edi Rama shkruan se numri i afganëve që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 457.

Rama ka postuar foto, ku shihen gra dhe fëmijë që zbresin nga avioni dhe shkruan se afganët u shpërngulën nga lufta dhe u mikpritën në Shqipëri.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar” shkruan Rama në postimin e tij.

Screenshot 36 2

Back to top button
LAJMET E FUNDIT