Si ta kuptojmë heshtjen e Ilir Metës, për ardhjen e afganëve në Shqipëri!?

Pas marrëveshjes me Amerikën në Shqipëri kanë ardhur 4 avionë me qytetar nga Afganistani. Politika shqiptare për herë tëe parë u bënë bashkë, kreu I PD Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha e përshëndetën këtë vendim të qeverisë shqiptare.

Edhe pse ky i fundit me gjithë familjen e tij është shpallur “non grata” nga Amerika. Njeriu i cili i ka shpallur luftë Amerikës tha që që Shqipëria duhet ti pranonte qytetarët afganë.

Por ajo që duket më e habitshme është mos-reagimi i presidentit Meta, i cili si i pari i shtetit shqiptar duhet dilte nëse ishte pro apo kundër kësaj marrëveshje.

Meta ka folur duke heshtur, heshtja e presidentit tregon se ai është kundër këtij vendimi i që ka marrë qeveria shqiptare. Por cilat janë disa nga arsyet qe presidenti Meta ka zgjedhur të heshtë.

E para është ndoshta ngaqë vendimet i ka marrë kryeministri pa u diskutuar fare me presidenti. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për “CNN” në lidhje me pritjen e afganëve nga vendi jonë. Ai u shpreh se Shqipëria do të marrë 4 mijë afganë. “Do jenë rreth 4000 mijë që do të marrim, 2000 janë listuar dhe 2000 të tjerë po punojmë” tha Rama. Ndërsa presidenti nuk e ka pyetur askush.

E dyta përplasja që ai pati me ambasadoren e amerikës para zgjedhjeve të fun dit në Shqipëri. Kujtojmë presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Ambasadorja Yuri Kim janë përfshirë në një debat në distancë mes tyre. Teksa ishte i ftuar në një emision televiziv, kreu i shtetit bëri të ditur se Ambasadorja Yuri Kim i kishte nisur një mesazh ku i kërkonte që në deklaratat e tija të mos përmendë më fjalën sfurk.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruan ambasadorja.

“Tani live sapo më shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën”, tha Presidenti Meta.

E treta mbrojtja që ai i bëri mikut të tij, i cili u shpall non grata nga Amerika. Kreu i shtetit vendimin për ish-aleatin e tij në 2009-13 e cilësoi si “fletërrufe” të porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë. Për kohën e zgjedhur për vendimin, Ilir Meta gjen një arsye, ndërsa publikon edhe mesazhin që i ka dërguar Sali Berishës dhe familjes së tij ditën e enjte në shenjë solidariteti. Ish-kreu i LSI-së sot në Presidencë shprehet se akti i SHBA-së është i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare.

Heshtja e presidentit Meta tregoi se në atë zyrë nuk po e garanton dot frymën dhe gërmën e Kushtetutës, por është aty vetëm për të qarë hallet e veta personale. Ose ndoshta ai po pranon pensionin politik dhe po shijon pushimet sa ne male dhe në det./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT