Mbërrijnë afganët e parë/ Kosova do të presë rreth 2 mijë gjithsej

Grupi i parë i refugjatëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Kosovë ka mbërritur këtë të diel.
Ata kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” me një fluturim transportues nga baza “Ramstein” e NATO-s në Gjermani, ku qëndruan për pak ditë pas evakuimit nga Kabuli.
Kosova ka njoftuar se do të strehojë përkohësisht rreth 3 mijë afganë. Vendimi i qeverisë së Kosovës që u jep atyre automatikisht lejen e qëndrimit dhe statusin e refugjatit e përcakton atë për një vit.
Një vendim të ngjashëm mori më parë edhe Qeveria e Shqipërisë, por Shqipëria thotë se do të presë rreth 4 mijë afganë. Aktualisht në vendin tonë kanë mbërritur 457 afganë, që ndodhen të strehuar në hotele në Durrës dhe te konviktet studentore të Qytetit Studenti.