Robelli: Ja si Kosova rrëshqiti në katastrofë dhe arroganca e qeverisë Kurti

Nga Enver Robelli
Pa maska, pa distance sociale, me dasma nga 200 deri 300 veta, restorante plot e perplot, diskoteka po ashtu, me nje milion hyrje ne Kosove ne dy muajt e fundit pa asnje kontroll, pothuaj te gjithe te pajisur me arrogancen e pashembullt se “virusi nuk ekziston”, udhetime me teste te falsifikuara ne avion per Zürich, nje qeveri qe verberisht i heq gati te gjitha masat shtrenguese, nje qeveri qe nuk e kupton apo nuk do ta kuptoje seriozitetin e situates, sepse mendon se votat masive i kane dhene te drejte per arrogance, me nje opozite qe nuk proteston kur bien masat shtrenguese – keshtu Kosova rreshqiti ne katastrofe.
Frika eshte e bazuar se mund te kete edhe mbi 40 te vdekur ne dite. Sot 36. Me keq se ne lufte. Horror. Dikush duhet te te jape pergjegjesi per kete.
E pergjegjesia fillon nga qeveria.