Gratë “marrin” partinë/ PD bëhet me 4 nënkryetarë, miratohen emrat e sekretarëve dhe drejtuesit e komisioneve (LISTA)

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së duket se nuk ka patur shumë surpriza, pasi janë miratuar të gjithë sekretarët, drejtuesit e komisioneve parlamentare, si dhe emrat e propozuar për nënkryetarë të partisë më të madhe në vend.

Në funksionet e reja në PD bie në sy afrimi i shumë grave, të cilave u janë besuar poste të rëndësishme.

“Jam krenar që në këtë ekip do të kemi më shumë gra në detyra të rëndësishme, me profile të spikatura që e bëjnë Partinë Demokratike më gjithpërfshirëse, jo për shkak të kuotave gjinore që shpesh herë ngatërrojnë sasinë me cilësinë e përfaqësimit, por si vlerësim të profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit të tyre”, tha Lulzim Basha.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të PD dhe njëherësh “krahu i djathtë” i Bashës, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Nënkryetarë të Grupit Parlamentar të PD-së janë zgjedhur Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu.

Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

PD ka krijuar edhe dy sekretariate, për pronat dhe të përndjekurit. Çështja e të përndjekurve do të drejtohet nga Jonila Godole, ndërsa çështja e pronave nga Ledina Mandia.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Paloka

KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

Komisionet parlamentare

Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian

Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Sorina Koti, Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Helidon Bushati, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Flamur Noka, Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Tomorr Alizoti, Komisioni për Politikën e Jashtme

SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:

SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli

SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja

SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi

SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia

SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha

SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole

SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso

SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli

SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli

SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj

SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa

Back to top button
LAJMET E FUNDIT