Largohet avioni i fundit amerikan, merr fund lufta 20 vjeçare e SHBA në Afganistan, talebanët e festojnë me breshëri armësh

Merr funda lufta 20 vjeçare e SHBA në Afganistan, pasi nga Kabuli janë larguar edhe avionët e fundit amerikanë.
Mediat e huaja raportojnë se asnjë avion amerikanë nuk ka mbetur në Afganistan, ndërkohë që nuk ka ende një konfirmim të tillë nga zyrtarët e SHBA. Talebanët e kanë festuar me breshëri armësh largimin e ushtrisë amerikane, teksa kanë mbetur vetëm disa orë nga përfundimi i afatit zyrtar i vendosur nga talebanët.
Që nga kthimi i talebanëve në pushtet, SHB aka evakuuar më shumë se 116 mijë qytetarë, ndërkohë që në 24 orët e fundit ushtria amerikane evakuoi rreth 1.200 njerëz në 26 fluturime me avionë C-17.
Gjatë evakuimeve në këto 2 javë ka patur edhe incidente, pasi grupi islamik ISIS-K sulmoi me raketa aeroprotin e Kabulit, ku mbetën të vdekur 169 afganë dhe 13 marinsa amerikanë.