Deklarata/ SHBA dhe Perëndimi i shpallin luftë ISIS: Do të përdorim të gjitha fuqitë për të eleminuar këtë organizatë terroriste

Grupi i vendeve që janë bashkuar për të luftuar Shtetin Islamik , përfshirë Shtetet e Bashkuara , ka lëshuar një deklaratë duke u zotuar të punojë për të eleminuar grupin dhe duke synuar posaçërisht degën e tij në Afganistan që mori përgjegjësinë për sulmin me raketa të së hënës në aeroportin e Kabulit.

Deklarata

Koalicioni Global për të Mposhtur Daesh/ISIS dënon me forcë sulmet që ndodhën në Kabul, Afganistan më 26 gusht 2021. Ne jemi të pikëlluar për humbjen e civilëve afganë dhe britanikë, dhe anëtarëve të shërbimit amerikan nga duart e terroristëve të Daesh/ISIS. Humbja tragjike e jetës shoqërohet vetëm me faktin se të vrarët po përpiqeshin të evakuoheshin ose po punonin për të kryer atë mision humanitar.

Koalicioni dhe partnerët e tij vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah, siç bëmë kur luftuam për të arritur humbjen territoriale të Daesh/ISIS në Irak dhe Siri. Daesh/ISIS mbetet një armik i vendosur dhe ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të siguruar humbjen e tij të qëndrueshme. Për këtë qëllim, ne jemi të fokusuar në shfrytëzimin e ekspertizës së Koalicionit dhe përpjekjet e grupeve të tij të punës për të kundërshtuar degët globale të Daesh/ISIS, përfshirë Daesh/ISIS-Khorasan, dhe për të identifikuar dhe nxjerrë anëtarët e tyre para drejtësisë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku nën kujdesin e Koalicionit Global për të Mposhtur Daesh/ISIS për t’iu kundërvënë në mënyrë efektive këtij kërcënimi të rrezikshëm. Në atë përpjekje, ne do të përdorim të gjithë elementët e fuqisë kombëtare – ushtarake, të inteligjencës, diplomatike, ekonomike, të zbatimit të ligjit – për të siguruar humbjen e kësaj organizate brutale terroriste. Ne do të vazhdojmë të aplikojmë presion të fuqishëm kundër terrorizmit kundër Daesh/ISIS kudo që të veprojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT