Vodhi 10 milionë lekë ilaçe për Covid! infermieri i arrestuar: Kisha kredi dhe borxhe për të larë

Nikolin Ciko, infermier i Spitalit të Korçës, është arrestuar në flagrancë nga Policia pasi dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura në Farmacinë e Spitalit të qytetit juglindor.

Sipas Policisë, infermieri Ciko ka vjedhur në farmacinë e Spitalit një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale. Dëmi është përllogaritur në 10 milionë lekë të vjetra.

Gjatë arrestimit, në cilësinë e provës materiale atij iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.

Në Policia, infermieri i Spitalit të Korçës është shprehur se ishte detyruar të vidhte për shkak se kishte kredi dhe borxhe për të larë. Medikamentet që ai vidhte në Spital, dyshohet se ua shiste pacientëve të tjerë me kancer apo te infektuar nga Covid.

Vodhi 10 milionë lekë ilaçe për Covid! infermieri i

Back to top button
LAJMET E FUNDIT