(LISTA) Emrat surprizë të Kryesisë së re të PD, mbesin jashtë dhëndri i Berishës, Tritan Shehu dhe Xhelal Mziu

Zbardhen 15 emrat fitues të Kryesisë së re të PD-së. Në votimin e djeshëm e Këshillit Kombëtar të PD-së. Nga 62 kandidatura gjithsej Këshilli kishte për detyrë që të zgjidhte 15 emra, 10 burra dhe 5 gra.

Më e votuara nga gratë ka qenë Oriola Pampuri, ndërsa nga burrat rezulton Gerti Bogdani. Lista e 15 të zgjedhurve e çon në 35 numrin e anëtarëve të Kryesisë së PD-së.

Në këtë kryesi bëjnë pjesë në mënyrë automatike, nënkryetarët, sekretarët. Në këtë votim shihet se kanë mbetur jashtë Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe Tritan Shehu, Fatbardh Kadilli apo dhe Xhelal Mziu.

Sipas statutit të PDSH-së, “2. Kryesia e PDSH-së, drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe ka në përbërje edhe: a) Sekretarin e Përgjithshëm; b) Nënkryetarët e Partisë c) Sekretarët Funksionalë; ç) Kryetarin e Këshillit Kombëtar; d) Kryetarët e organizatave partnere; dh) Kryetarin e Bordit Financiar, Komisionit Zgjedhor dhe Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e) 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, nëpërmjet një numri kandidaturash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante. Jo më pak se 30 % e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar”.

Ditën e djeshme u vendos që Alfred Rushaj të marrë postin e kryetarit të grupit parlamentare në PD. Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj dhe 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma do të jenë katër nënkryetarët e Partisë Demokratike, duke u dhënë kështu më shumë pushtet grave.

Jorida Tabaku do të jetë nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë ndërsa Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit. Gazment Bardhi do të mbajë sërish postin që kishte, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Vendin e Bujar Nishanit e ka zënë tashmë Edi Paloka, i cili është zgjedhur Kryetari i Këshillit Kombëtar.

Partia Demokratike ka përzgjedhur tetë emra për t’ju besuar postet në Komisione. Prurja e re e selisë blu, Agron Gjekmarkaj është pozicionuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Jorida Tabaku është vendosur të përfaqësojë PD-në në Komisionin për Integrimin Europian, kurse Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të ketë Albana Vokshin. Në Komisionet e tjera do të jenë edhe Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Helidon Bushati e Tomorr Alizoti. Flamur Nokës i është besuar Komisioni për Sigurinë Kombëtare.

15 të zgjedhurit me votëne 300 anëtarëve

1. Oriola Pampuri

2. Dhurata Çupi

3. Juela Hamati

4. Taulanta Jaupi

5. Lindita Metaliaj

6. Gert Bogdani

7. Agron Gjekmarkaj

8. Tomorr Alizoti

9. Ervin Salianji

10. Flamur Noka

11. Kreshnik Çollaku

12. Oerd Bylykbashi

13. Aldo Bumçi

14. Fitim Zekthi

15. Gent Strazimiri

Kryetari dhe 4 nënkryetarët pjesë e Kryesisë në mënyrë automatike

SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:

SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli

SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja

SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi

SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia

SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha

SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole

SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso

SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli (Gjoni)

SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli

SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj

SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa

Dokumenta bashkëngjitur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT