U la jashtë Kryesisë së PD, Kadilli ironizon Bashën: Nuk është rastësore kjo lojë luftash

Fatbardh Kadilli i njohur si një nga rivalët e Lulzim Bashës për kreun e PD-së ka reaguar pas rifreskimit të strukturave të partisë më të madhe opozitare.
“Topi është i imi, penalltin e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”, shkruan Kadilli.
Jashtë Kryesisë së PD-së dhe forumeve drejtuesve janë lënë edhe Edit Harxhi, Arben Ristani, Bujar Nishani, të njohur si kundërshtarë të Bashës për zgjedhjen për kreun e PD-së.