Gazetarja afgane flet për BBC nga Shqipëria: Njerëz mikpritës! Po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer, mirënjohëse për shërbimet e mirësinë

Gazetarja afgane ka folur pr BBC për mikëpritjen që i është bërë në Shqipëri duke treguar eksperiencën e saj të deritanishme në vendin tonë.

Ajo tha se afganët janë pritur shumë mirë në Tiranë dhe se kujdesi që po tregohet për ta është i shkëlqyer.

Gazetarja i shprehu mirënjohje kryeministrit dhe popullit shqiptar për mikëpritjen që i bënë, teksa shtoi se tani situata nuk është e qartë për të marrë një vendim se ku do të shkojnë.

“Kam studiuar me bursë në Universitetin Amerikan të Afganistanit. Udhëtimi ishte sfidues pasi të largohesh nga vendi ishte vendimi më i vështirë që mund të merrja. Pasi na u tha të largohesha, mora një telefonatë, na morën në një vend të caktuar shkuam në aeroport ku pritëm 3 ditë e më pas u nisëm. Zbritëm në Katar fillimisht, ndërsa më pas u nisëm për në Shqipëri. Kurrë nuk kisha menduar situatën kur talebanët do merrnin vendin në kontroll, ne mendonim që mund të merrnin kryeqytetin, por situata nuk ishte kaq e vështirë.

Natyrisht na zuri në befasi, jam përpjekur gjithë jetën të marr arsimim, ndërkohë befas gjithçka u shkatërrua brenda një nate. Falënderoj popullin shqiptar, kryeministrin, ministren e jashtme dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri. Gjeta edhe refugjatë që kishin ardhur këtu në Shqipëri. U kujdesën dhe ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer.
Jam mirënjohëse, janë njerëz mikpritës. Situata tani është e turbullt që të marrësh një vendim ku të shkosh, por gjerat që mendoj për të ardhmen është se më duhet të studioj, të vazhdoj studimet.”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT