Zyrtares më të re të PD i fshihet lajmi dhe i kërkohet ndjesë lexuesve: Berisha burrë shteti!
Gazeta e PD CENSURON pedagogen që kërkoi DISTANCIM nga Berisha

Rilindja Demokratike, gazeta e Partisë Demokratike la të habitur jo pak lexues sot kur në rrjetet sociale postoi fjalën e pedagoges Jonila Godole, zyrtarja më e re e kësaj force politike që kërkoi “distancimin e partisë nga Sali Berisha”.
“Sekretarja e re e PD-së për të përndjekurit, Jonila Godole: PD duhet të distancohet nga Berisha”

Ky ishte titulli “bold” i lajmit që shkaktoi jo pak reagime mes militantëve demokratë në rrjetet sociale.
Nëse ka qenë lapsus, matje pulsi, apo diçka tjetër, askush nuk di ta thotë, por duket se censura ka bërë punën e vetë.
Opinioni personal i pedagoges së njohur është “zhdukur” menjëherë nga RD, dhe vetëm pak minuta më pas, drejtori i gazetës ka bërë edhe sqarimin.
“RD: Mirënjohje lexuesve, Berisha simbol i burrit të shtetit”, ka qenë lajmi i shoqëruar me shpjegimin e drejtuesit të gazetës:

“Asgjë nuk na lëkund nga besimi se Berisha në funksionet e tij të të bërit shtet dhe opozitar, në të gjithë dimensionin e tij politik mbetet burrë shteti, por fjala e lirë është tjetër, pasqyrimet e saj janë tjetër dhe qëndrimet mbi to krejt tjetër. Mirënjohje të gjithë lexuesve për sygjerimet e tyre. Bledi KASMI