“Me ISIS s’kemi mbaruar ende punë”/ Biden zbulon strategjinë e re të SHBA kundër terrorizmit: Jo më trupa në terren

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se SHBA nuk ka mbaruar punë me ISIS-in ende.

Duke iu drejtuar grupit militant ISIS, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh: “Nuk kemi mbaruar ene punë me ju. Nuk do të falim dhe nuk do të harrojmë.”

Presidenti amerikan tha se është në interesin kombëtar të amerikanëve që lufta në Afganistan të mbaronte tani, pasi “SHBA duhet të merret me kërcënimet e 2021 dhe të së ardhmes dhe jo me ato të vitit 2001”.

Ai thotë se “kjo është një botë e re” dhe ka kërcënime nga al-Shabab, anëtarët e al-Kaedës dhe grupi i Shtetit Islamik.

“Unë nuk besoj se siguria e Amerikës është rritur duke vendosur mijëra trupa dhe duke shpenzuar miliarda në Afganistan,” thotë ai.

Ai thotë se strategjia amerikane duhet të ndryshojë dhe nuk ka nevojë të ketë trupa në terren për të luftuar terrorin.

“Ne goditëm ISIS-K nga distanca disa ditë pasi ata vranë 13 nga anëtarët e shërbimit tonë dhe dhjetëra afganë të pafajshëm”/Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT