“Doktori vonon por nuk harron, duhet të largohen nga Shqipëria për të mos pësuar ndonjë ‘aksident’ tri rivalët e Bashës”

Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet për postet drejtuese në Partinë Demokratike.

Ai e vë theksin tek fakti se tri rivalët e Lulzim Bashës për kreun e PD-së, u përjashtuan nga çdo funksion drejtues, ndërsa i “këshillon” ata të largohen nga Shqipëria.

“3 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike:

Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u përjashtuan nga çdo funksion drejtues.

Pas kësaj maskarade, zgjedhjet e 25 Prillit duken super-model demokratik. Tani fillon lufta kundër SHBA.

I uroj 3 miqve të mi shumë fat sepse shpëtuan nga ndonjë “aksident” si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.

Gjithsesi, duhet marrin masat dhe largohen si kandidati tjetër Eduard Selami, larg oqeanit sepse Doktori, vonon por nuk harron”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT