Raporti/ Në 10 vitet e fundit 60 mijë fëmijë shqiptarë kanë kërkuar azil

Gjatë 10 viteve të fundit, kërkesat për azil të fëmijëve nga Shqipëria, kanë ardhur duke u rritur, duke krijuar një gjeneratë të fëmijëve të vetmuar dhe të pambrojtur nga dhuna, shfrytëzimi, skallëria dhe krimi.
Nisur nga kjo situatë e jashtëzakonshme, CRCA/ECPAT Shqipëri do t’i kërkojë Kuvendit të ri ngritjen urgjent të një Komisioni Hetimor Parlamentar për të evidentuar arsyet, shkaqet dhe përgjegjësit për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria!
Shqipëria numëron gjithsejt në vitin 2021 rreth 656,441 fëmijë nën 18 vjeç. Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se rreth 10 përqind e popullsisë së fëmijëve është larguar nga Shqipëria brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore. Të dhënat bëhen publike nga Eurostat-agjensia e statistikave të BE-së.
Sipas të dhënave, janë 60.000 fëmijë shqiptarë që kaën kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së 1 gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020).
Nuk dihet se sa nga këta fëmijë e kanë përfituar të drejtën e azilit dhe sa prej tyre ju është refuzuar kjo e drejtë. Po sipas Eurostat, mbi 82 përqind e fëmijëve që kanë kërkuar azil janë nën moshën 14 vjeç. Rreth 45 përqind e fëmijëve të larguar janë vajza ndërsa 55% janë djem. Të gjitha këto të dhëna e bëjnë fenomenin e largimit të tyre edhe më shqetësues.
Ku janë 60,000 fëmijë shqiptarë? by Newsbomb Albania on Scribd