“Rrushi, deti dhe petulla katuni me të ik truni”! Mesazhet e çuditshme të Metës para vendimt të Kushtetueses (Foto)

Ditën e djeshmem më 31 gusht presidenti i Republikës, Ilir Meta kishte vendosur t’i shijojë deri në orët e fundit të ditës së fundit pushimet e kësaj vere. Kreu i Shtetit publikoi një foto nga plazhi i Gjirit të Lalzit, ku pas një ecje përgjatë bregdetit ka shijuar edhe disa petulla.

Kreu i shtetit i ka bërë edhe reklamë këtij biznesi të vogël që shet petulla përgjatë bregdetit, duke sjellë në fokus edhe reklamën e tyre; “Petulla katuni me të ik truni”.

“Petulla katuni me të ik truni”. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”, ishte postimi i presidentit.

Nuk po e marrim vesh adresën e saktë të presidentit Meta, është në zyrë apo me pushime pasi një ditë më parë Ilir Meta “e veshi” sërish kostumin e Presidentit kur reagoi për masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në lidhje me masat e reja anti-covid. Ai tha se pandemia nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore por me masa shkencore. Nga fotoja presidenti  Meta duket jo i nxirë, si ajo që u shfaq një ditë më parë, ndoshta ka qenë e vjetër .

Data 29 gusht presidenti i Republikës, Ilir Meta u shfaq në një vreshtë me rrush, ku për ndjekësit e tij në Facebook ka publikuar edhe një foto.

Kreu i Shtetit thotë se vreshtarët janë gati të vjelin rrushin, ndërsa i uron që ky sezon të jetë me sa më shumë bereqet.

“Vreshtarët janë gati të vjelin prodhimet e tyre. Me bereqet dhe mirëqenie qoftë ky sezon për ta”, shkruan Presidenti Meta.

Data 28 gusht  pasditja e së shtunës gjeti presidentin Ilir Meta buzë brigjeve të detit Adriatik. Ai postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihet se pas tij fluturojnë disa pulëbardha.

Postimi i presidentit Meta

“Çdo orë në natyrë ka poezinë e saj. Një poezi dhe kjo pasdite me pulëbardha buzë Adriatikut. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje relaksuese”, shkruan Meta krah fotos.

Ende nuk po e kuptojmë pse presidenti, hedh foto të çuditshme kudo që shkon pasi duket sikur jep një mesazh ndaj rivalëve të tij politikë.

Duket se “PR” i presidencës, që merret me fushatën mediatike është shumë i dobët, pasi ne në disa foto e shohim të nxirë nga dielli, kurse në disa foto zyrtare e shohim të bardhë si bora.

Kujtojmë se fati i Metës për të vijuar të qëndrojë në Presidencë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë vendimin, nëse vendimi i Parlamentit për shkarkimin e tij është i drejtë ose jo./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT