“Kemi vrarë 190 talebanë në 24 orë”/ Nis rezistenca në Panjshir: Do të luftojmë deri në vdekje (VIDEO)

Në Afganistan mesa duket është rikthyer në skenë shpirti luftarak kundër talebanëve. Në Luginën Panjshir, 150 kilometra në veri të kryeqytetit afgan, ka nisur rezistenca, nën udhëheqjen e nga Ahmad Massoud, djali dhe pasardhësi i komandantit legjendar Ahmad Shah Massoud, një udhëheqës i rezistencës popullore kundër sovjetikëve dhe talebanëve, derisa këta të fundit e vranë atë më 9 shtator 2001.

Një komandant i ushtrisë afgane, që tashmë i është bashkuar asaj që quhet “forca rezistuese”, thotë se ushtarë të tyre kanë vrarë 190 talebanë në Panjshir dhe Kapisa.

“Paralajmërim: 135 talibanë u vranë nga Rezistenca në Panjshir dhe 45 në Kapisa në 24 orë. 5 mijë forca tonat po presin në Panjshir të armatosur me helis, humve dhe artileri të rëndë. Ne nuk jemi komando të zakonshëm. Ne jemi ata që refuzuam të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në vdekje. Mirë se vini në #Panjshir”, shkruan ai.

Që nga rënia e Kabulit, lugina e Panjshirit është e vetmja që nuk ka rënë në duart e talebanëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT