“Zemërim e dhimbje për Afganistanin”/ Gjenerali amerikan: Por, kjo është lufta…

Shefi i Shtabit i ushtrisë amerikane, Mark Milley tha se ndjente “zemërim dhe dhimbje” për 20 vitet e luftës në Afganistan.
“Arsyet e dhimbjes dhe zemërimit tim janë të njëjta me ato të familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, të njëjtat me ushtarët që ishin në terren”, tha Gjenerali Milley.
Por, ai thotë se kjo është lufta dhe ky është “produkti i saj”.
“Është e ashpër, brutale dhe e paharrueshme dhe po, të gjithë kemi zemërim e dhimbje”, shtoi ai, duke theksuar se 242 ushtarë amerikanë humbën që humbën jetën në Afganistan ishin në komandën direkte të tij.
“Por, unë jam ushtar profesionist. Do ta kontrolloj zemërimin dhe dhimbjen time dhe do të vazhdoj të ekzekutoj misionin që kam”, tha gjenerali në një konferencë për shtyp.
Në lidhje me talebanët, Milley u shpreh pesimist mbi mundësinë se ata kanë ndryshuar.
“Është një grup i pamëshirshëm nga e shkuara. Nëse ka ndryshuar gjë, mbetet për t’u parë”, tha ai.
Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se SHBA do të përqëndrohet në goditjen e ISIS-K., duke mos përjashtuar mundësinë që në këto përpjekje të bashkëpunohet edhe me talebanët.