‘Dale të dalë njëherë’/ Ruçi flet për emrat e qeverisë së re dhe tregon “pozicionin” e tij të ri

Ish-kryretari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk ka pranuar të japë një koment konkret për emrat e rinj të kabinetit qeveritar që u shpallën sot nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS.

Ndërkohë, i pyetur nga Euronews se çfarë pozicioni do të ketë ai në PS, Ruçi tha se tashmë do të jetë një socialist, familjar dhe gjysh i përsosur.

Si ju duket qeveria e re?

Dale të dalë njëherë qeveria e re.

Ju ku do ju shohim së shpejti?

Ku do më shihni? Në rolin e ri që kam deklaruar, socialist, familjar dhe gjysh i përsosur, kaq.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT