Fotolajm! Socialistët që hynë të qeshur dhe dolën me kokën ulur (FOTO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka prezantuar ditën e sotme emrat e ministrave të kabinetit 3.
Kreu i qeverisë ka konfirmuar në detyrën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçkën, si ministër të Brendshëm, Blendi Çuçin, si ministre të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, si ministre Arsimi, Evis Kushin dhe si ministre Kulture, Elva Margaritin. Po ashtu Niko Peleshi do të vijojë të jetë ministri i Mbrojtjes.
Numri dy i qeverisë nga kabinetin e ri, do të jetë Arben Ahmetaj, që merr postin që mbante Erjon Braçe dhe në këtë detyrë sipas kryeministrit Rama, do të vijojë punën e rindërtimit për pasojat që shkaktoi tërmeti 2019-ës.
Qeveria e re nuk do të ketë me Etilda Gjonajn, e cila është zëvendësuar nga Ulsi Manja. Ky i fundit mbante aktualisht postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve.
Ministrja e Financave në qeverinë e re do të jetë Delinda Ibrahimaj, e cila deri sot mbante postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve. Ndërkohë që Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi është zëvendësuar nga Frida Krifca.
Ndërkohë në fotografitë e realizuara në Asamblenë e Partisë Socialiste, vihet re se si socialistët hynë të qeshur dhe më pas dolën me kokën ulur. Kjo për shkak të ndryshimeve që kryeministri Rama bëri me emrat e ministrave të qeverisë së re.