VIDEO/ U shpall si ministre e Bujqësisë, çfarë thoshte Frida Krifca një muaj më parë: Nuk kam asnjë objektiv të jem ministre

Frida Krifca, e cila aktualisht mban postin e drejtoreshës së Përgjithshme të AZHBR-së, është konfirmuar sot nga kryeministri Edi Rama si pjesë e kabinetit 3. Kreu i qeverisë e ka vendosur Krifcën në krye të Ministrisë së Bujqësisë, duke zëvendësuar kështu Milva Ekonomin.

Por çfarë mendonte para një muaji drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së në lidhje me propozimin e Ramës për ministre?

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Krifca shprehej se kishte katër vite që e dëgjonte këtë thashetheme dhe se ishte bërë bozë. Madje shtonte se e dashuronte punën e saj dhe nuk kishte objektiv ndonjë post në ministri.

Pjesë nga intervista e Frida Kricës në Ndryshe:

Kemi dëgjuar thashetheme që në qeverinë e re, Rama do të të bëjë ministre. Tani e dimë vetëm ne këtë?

Dua të jem shumë larg këtij komenti. Nuk do ta komentoj fare. Kam katër vite që e dëgjoj, është bërë bozë. Nuk kam asnjë objektiv për të qenë ministre. E dashuroj këtë punën që jam. Kështu që jam shumë mirë këtu ku jam.

Pse të pëlqen më shumë, se ka më shumë lek?

Ministria ka më shumë lek, nuk është çështje lekësh. Është çështje se këtu ke mundësinë që në një periudhë kohe ti shohësh projektet e realizuara dhe unë jam shumë praktike. Më pëlqen të shoh ndryshimin. Dua të shoh ndryshim, se çfarë impakti ka pasur ai projekt që unë kam realizuar, që nga ideja, që nga gjeneza, që nga fillimi deri në përfundim të tij. E kjo punë ma ka dhënë këtë gjë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT