Del rezultati/ Ja 6 femrat që do të jenë në Kryesinë e PS, ministret që fituan e humbën

Ka përfunduar numërimi i votave për  6 anëtarët e para të kryesisë së PS.

Mësohet se ata janë Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli.

Listës së grave në Kryesinë e PS-së do t’i shtohet Lindita Nikolla, e cila hyn automatikisht në këtë forum, për shkak se është kryetare e Parlamentit.

Ndërkohë që më e votuara është ministrja Belinda Balluku. Ndërsa mbesin jashtë Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhambulla.

Për listën e grave kandidaturat për 6 vende ishin 10 kandidatura:

-Ogerta Manastirliu

-Belinda Balluku

-Olta Xhacka

-Ermonela Felaj

-Evish Kushi

-Milva Ekonomi

-Mimi Kodheli

-Klotilda Ferhati

-Blerina Gjylameti

-Almira Xhembulla

Back to top button
LAJMET E FUNDIT