Dominojnë gratë/ Qeveria “Rama 3” surprizon edhe ambasadorët, vjen reagimi i parë

Nëse ka një diçka të veçante qeveria e re e shpallur pak orë më parë nga kryeministri Edi Rama, është fakti se dominojnë gratë.
Një rekord jo vetëm për vendin tonë, por edhe botëror, pasi kabineti i ri përbëhet nga 12 gra dhe 5 burra.
Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e diplomatëve, ku reagimi i parë ka ardhur nga ambasada e Suedisë.
Me një postim në Twitter, Elsa Hastad shkruan se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër, gjë që ajo e konsideron shumë pozitive.
“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ajo.
Përbërja e qeverisë sëre
Edi Rama – Kryeministër
Zëvendës kryeministër – Arben Ahmetaj
Ministër për Punët e Jashtme dhe Europën – Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministër i Financave – Delina Ibrahimi
Ministër për Infrastrukturën – Belinda Balluku
Ministër i Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit – Evis Kushi
Ministër i Kulturës – Elva Margariti
Ministëri i Bujqësisë Frida Krifca
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit – Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali, ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes
Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet
Milva Ekonomi, ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet. /Gazeta SHQIP