Prurjet e reja në kryesinë e PS-së, kush janë socialistët që ngelen jashtë kupolës së selisë rozë (EMRAT)

Jo vetem qeveria “Rama 3”, por edhe Kryesia e re e PS-së ka disa prurje të reja, ndërsa figura të njohura kanë mbetur jashtë kupolës së selisë rozë.
Një ndër emrat më të njohur në radhët e PS, që nuk do të jetë pjesë e Kryesisë është Gramoz Ruçi, i cili tashmë ka hequr dorë jo vetëm nga mandati i deputetit, por edhe nga të gjitha funksionet e tij në PS.
Nga Kryesia e vjetër nuk do të jetë as Vangjush Dako, i cili është shpallur edhe “non grata” nga SHBA. Dako,në kryesinë e re zëvendësohet nga Ardian Çela, që do të jetë dhe drejtuesi i ri i Qarkut të Durrësit.
Edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deputeti i zgjedhur që theu herësin në listën e PS-së në qarkun e Tiranës, ka mbetur jashtë Kryesisë së Partisë Socialiste. Por kjo nuk i pengoi Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon që të rikonfirmohen edhe në Kryesinë e re të PS.
Nga garda e vjetër e socialistëve, as Valentina Leskaj nuk do të jetë pjesë e kryesisë së re. Jashtë kanë mbetur edhe Eglantina Gjermani dhe Ermonela Felaj.
Në kryesinë e re nuk do jetë as Vasilika Hysi, e cila para zgjedhjeve të 25 prillit, deklaroi se nuk do kandidonte as për deputete.
Suprizë ishte padyshim rikonfirmimi i Ditmir Bushatit, i cili kujtojmë se pas shkarkimit si ministër i Jashtëm, u shkarkua dhe si drejtues i qarkut të Shkodrës, madje dhe u la jashtë listave të deputetëve të PS-së. Por duket se Rama dhe Bushati, i cili doli edhe me i votuari sot, kanë gjetur gjuhën.
Sot Bushati është prezantuar nga Rama edhe si pjesë e Akademisë së PS-së, dhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së financave të PS-së.
KRYESIA E PS E VJETËR E PS
Edi Rama
Taulant Balla
Gramoz Ruçi
Ditmir Bushati
Valentina Leskaj
Mimi Kodheli
Lindita Nikolla
Evis Kushi
Erion Veliaj
Damian Gjiknuri
Blendi Klosi
Eglantina Gjermeni
Erion Braçe
Vangjush Dako
Armando Subashi
Arben Ahmetaj
Fatmir Xhafaj
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Vasilika Hysi
Ermonela Felaj
Ulsi Manja
Përveç 12 anëtarëve që u zgjodhën me votë, pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste janë edhe 12 drejtuesit politikë në qarqe, kryetarja e Kuvendit dhe shtatë sekretariate.
KRYESIA E RE E PS
Edi Rama – kryetar i PS
Lindita Nikolla – futet automatikisht si kryetar e Kuvendit
Të votuarit sot
Pandeli Majko
Erion Braçe
Ditmir Bushati
Ilir Beqaj
Arben Pëllumbi
Armand Subashi
Ogerta Manastirliu
Belinda Balluku
Olta Xhaçka
Evis Kushi
Mimi Kodheli
Blerina Gjylameti
FUTEN NË KRYESI SI DREJTUESIT e QARQEVE
Erjon Veliaj, Qarku Tiranë
Taulant Balla, Qarku Fier
Arben Ahmetaj, Qarku Vlore
Edona Bilali, Qarku Shkodër
Elisa Spiropali, Qarku Kukës
Ardian Çela, Qarku Durrës
Bledi Çuçi, Qarku Berat
Mirela Kumbaro, Qarku Gjirokastër
Ulsi Manja, Qarku Dibër
Blendi Klosi, Lezhë
FUTEN NE KRYESI SI SEKRETARE TE PS-së
Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm, drejtues politik i qarkut
Blendi Klosi, Sekretar Organizativ
Etjen Xhafaj, Sekretari i Dixhital
Anila Denaj, Sekretariati i Burimet Njerëzore PS
Etilda Gjonaj, Sekretarja e Forumit të Gruas në PS
Romina Kuko, Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS
Bojkena Basha, Sekretare për Rininë./Gazeta SHQIP