Qeveria e re pa asnjë ministër nga Kosova, Çipa: Rama duhet të rishqyrtojë marrëdhënien me Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama zbuloi ditën e sotme emrat e kabinetit të ri qeveritar, por këtë herë nuk kishte asnjë ministër nga Kosova.
Analisti Aleksandër Çipa u shpreh në Euroneës Albania se Edi Rama duhet të rishqyrtojë mundësinë për të pasur ministra nga Kosova në qeverinë e re, teksa e cilësoi përfshirjen e këtyre të fundit në qeverinë e mëparshme, një eksperiment të suksesshëm.
Sipas tij, Rama duhet ta rishqyrtojë marrëdhënien me drejtuesit e qeverisë së Kosovës, sepse kjo mund të ndikojë në të gjitha nivelet.
“Mendoj se marrëdhënia me Kurtin ka ndikuar. Është një qasje konverguese. PS duhet ta rishqyrtojë këtë marrëdhënie me drejtuesit e qeverisë në Kosovë sepse kjo mund të ndikojë në të gjitha nivelet”, tha Çipa.