Rama reagon për ministrat e larguar, zbulon dy objektivat kryesorë të mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas prezantimit të kabinitetit të ri qeveritar. Nga studio e OPINION, Rama tregoi edhe dy prioritetet e mëdha që synohen të arrihen gjatë këtij mandate.

“Prioriteti i parë është që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizmin. Së dyti ne duam që Shqiëpëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë. Nuk janë thjesht ëndrra, por bazohet tek puna që kemi bërë gjithë këto vite”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për të larguarit, duke thënë se rolet në një skuadër nuk janë të përcaktuara përgjithmonë.

“Ne jemi skuadër. Dikush e nis punën, dikush tjetër e çon më tej. Peshën politike të ministrave e përcaktojnë zgjedhësit. Qeveria nuk është thjesht një ekip i kornizuar vetëm nga partia. Ne kemi patur ardhje nga shoqëria civile”, tha Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT