PD nis sulmet ndaj ministrave, Alibeaj: Emërimi i Ulsi Manjës, një provokim (VIDEO)

Partia Demokratike nis denoncimet e saj për emrat e veçantë të qeverisë, duke sulmuar pikërisht Ulsi Manjën e caktuar si ministër i Drejtësisë. Këto sulme të lëshuara nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj lidhen pikërisht me zgjedhjet e Dibrës dhe me dosjet hetimore 184.

“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shprehet Alibeaj.

Ky është reagimi i parë i PD me emra konkret, pasi më parë qëndrimet e Bashës apo dhe të sekretarëve të tjerë kanë qenë të përgjithshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT