“Mund të jenë kamikazë”/ Ngjela për afganët: SHBA po i filtron në Shqipëri, ata vijnë nga…

Sipas Avokat Spartak Ngjelës, nga ardhja e afganëve fiton tregu shqiptar. I ftuar në studion e Breaking në Top Neës ai tha se për ta paguan çdo gjë SHBA-ja.

Ngjela tha se Shqipëria për afganët është një vend transit para se të dërgohen në SHBA, por do studiohen kush janë.

“Nuk dihet kush janë ata, se aty është toka ku ka lindur terrorizmi islamik. Dhe prandaj duhej një filtër para se t’i dërgojnë në SHBA. Dhe i sollën në Shqipëri, se është vendi më partner i SHBA-së, të jemi realistë, ne dhe Izraeli jemi.

Në Izrael nuk i çonte dot për shkak të disa problemeve, dhe prandaj i sollën këtu. Po i paguajnë vetë se i çuan në hotele luksoze, dhe nga kjo fiton tregu shqiptar. Ëashington-i i paguan ata, se janë transit këtu, dhe Shqipëria nuk humbet asgjë. Duhen parë kush janë këta, se mund të jenë kamikazë, mund të mos jenë asnjëri prej këtyre por SHBA bën detyrën, i kontrollon,” tha Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT