“Ndihmuan afganët të evakuohen në Shqipëri”, Media arabe: OJQ-ja e themeluar nga Hillary Clinton dhe Albright…

Media arabe “Al Arabiya” shkruan se 37 gra afgane u ndihmuan nga një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton për t’u evakuar në Shqipëri.

Avioni me 37 gra aktiviste dhe të afërmit e tyre meshkuj u ul në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Disa të evakuuar kishin nevojë për kujdes mjekësor gjatë mbërritjes për shkak të lëndimeve të lehta të shkaktuara nga shtypja e turmës.

Shtetasit afganë mbërritën në Shqipëri pa bagazhe, pasi forcat ushtarake amerikane u ndaluan atyre ta merrnin ato për të ulur peshën në bord. Disa prej tyre kishin pritur në aeroport deri në dy ditë.

Fluturimi privat u caktua nga Vital Voices, tha zyrtari, një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, e cika ka si qëllim fuqizimin e grave.

“Të evakuuarit tashmë po qëndrojnë në konviktet e universiteteve dhe vendpushimet bregdetare”, tha zyrtari. Shumica e afganëve të sapoardhur synojnë të zhvendosen në SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT