“Ca duan bankomat”/ Erjon Braçe nuk ndalet me postimet e tij, nxjerr pikturën me filxhan përmbysur: Sa kot është karrigia!

Ish-numri dy i qeverisë, Erjon Braçe tashmë i larguar nga qeveria, por vetëm pjesë e kryesisë së PS-së, nuk ndalet me postimet e tij që përmbajnë mesazhe koduese ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në rrjetet sociale, Braçe ka postuar një piktur të Ardian Cene një tablo me një libër dhe një filxhan. “ADRIAN CENE ESHTE NJE ARTIST I MADH! Kjo pikture eshte e tij; Nje filxhan kafeje i permbysur-dihet cfare perfaqeson dhe, NJE LIBER! E mbaj cdo dite prane per ti thene vetes se sa kot eshte karrigia! Ka njerez qe i ze libri, ka tee tjeree qee e keerkojne nee bankomat!”, shkruan Braçe.
Një ditë më parë Braçe kishte postuar një foto të lojë shqiptare që luajnë fëmijët, e quhet “kala dibrançe”.
“E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston cdo kohe si stil jete!”, shkruante Braçe në postimin e tij. Këto qëndrime të një prej socialistëve më të vjetër në PS mund të lidhen me faktin se ai është i pakënaqur nga mos marrja e një posti drejtues, apo dhe nga fakti që dorëheqja e tij zv.kryeministër nuk i ka pëlqyer Ramës,i cili pati edhe një reagim publik.