VIDEO/ Mposhti Hungarinë, pse goli i Armando Brojës ishte historik

Shqipëri mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 ekipin e Hungarisë në “Elbasan Arena”, një fitore jetike për kualifikueset e botërorit “Katar2022″
Ishte Armando Broja që ngriti në këmbë stadiumin “Elbasan Arena”, pasi shënoi në minutën e 87 të takimit golin e fitores.
Por pse ishte një gol historik?
Ky ishte një gol historik, pasi jo vetëm që ishte goli i parë i Brojës me fanellën kuqezi, por edhe goli i parë që Shqipëria i shënon Hungarisë në një përballje midis tyre.