Artan Fuga “dush të ftohtë” politikanëve: Zhdukëm bustet e Nënë Terezës dhe tani e përkujtojmë. Çfarë hipokrizie!

Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj politikës, e cila përdor figurën e Nënë Terezës për interesa të saj.
Në rrjetet sociale, Fuga shkruan se në një kohë që në Shqipëri janë zhdukur bustet e Nënë Terezës, dalin disa politikanë hipokritë që flasin për të.
“Shprehja e poshtër: “Pse o Nënë Tereza jam unë!”
Si i zhdukëm monumentet dhe bustet e Nënë Terezës nga faqja e dheut!
E çfronësuam!
Kujt i bënte hije Tereza?
Dhe tani e përkujtojmë!
Cfarë hipokrizie!
Pushtetet në Shqipëri Nënë Terezën nuk e kanë dashur!
E përdorin thjeshtë si karem për të përvetësuar një trashëgimi që nuk është fare e tyre!
Kush ndihmon të varfërit, të sëmurët, hallexhinjtë sot. Madje e kanë edhe si sharje : Ik ore, pse nënë Tereza jam unë.
Çfarë turpi”, shkruan professor Fuga në rrjete sociale.