La Repubblica: Një qeveri grash për Shqipërinë

“Pas disa muajsh negociatsh të ashpra midis partive ps zgjedhjeve të mbajtura më 25 prill dhe trazirave anti korrupsion, kryeministri i Shqipërisë dhe lideri socialit Edi Rama donte të jepte shenjën e ndryshimit duke emëruar një qeveri të re të përbërë nga 12 gra dhe vetëm 4 meshkuj”, kështu e ka nisur artikullin e saj prestigjozja italiane “La Repubblica”.

Media italiane i ka kushtuar një shkrim të gjatë zgjedhjeve të kryeministrit Edi Rama për kabinetin e tij qeverisës.

Qeveria e re e mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste u cilësua më herët si qeveria e vazhdimësisë dhe e rikthimit të figurave politike të PS në pushtetin ekzekutiv. Në shtatë ministri u rikonfirmuan të njëjtët ministra: Ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të vazhdojë të jetë Bledi Çuꞔi, në Ministrinë e Mbrojtjes Niko Peleshi, në Ministrinë e Jashtme, Olta Xhaꞔka, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në Ministrinë e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në Ministrinë e Arsimit, Elvis Kushi, në Ministrinë e Kulturës, Elva Margariti.

Ndërsa, ministritë në të cilat u bënë ndryshime ishin në Ministrinë e Drejtësisë, të Financave, Bujqësisë, Turizmit dhe Mjedisit. Ministër Drejtësie në qeverinë e re do të jetë deputeti socialist, Ulsi Manja, në Ministrinë e Bujqësisë, Frida Krifca, në Ministrinë e Financave, Delina Ibrahimaj, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit deputetja socialiste, Mirela Kumbaro.

Në qeverinë e re Rama 3 u shtuan tre ministra shteti: Elisa Spiropali rikonfirmohet si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilali, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhiqi,  ministre shteti për Rininë dhe Rëmijët, Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet.Zëvendës kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj dhe Kryetare e Parlamentit do të jetë deputetja socialiste Lindita Nikolla, ish- Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT