“S’dua të merrem me Berishën”/ Topi: Më interesuari që ai të jetë në Parlament është…

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaron se Edi Rama është personi që ka kontrollin e të gjithë pushteteve, e kjo përgjegjësia bie edhe për mënyrën se si po sillet lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Ai theksoi se në kohën kur ai përplasej ashpër me Berishën, disa të tjerë shkon e mbronin dhe ndërsa sot dalin dhe e mbrojnë.
“S’dua të merrem më me Sali Berishën! Nuk do të merrem me sensin e një historie kur unë jam përplasur në beteja të fort,a kam parë shumë njerëz ose kanë heshtur ose janë atashuar te Sali Berisha. Shumë nga ata që janë në publik të nje debati që e dënojnë sot Berishën. Jam përplasur për parime e nuk kam çështje personale me Berishën”, tha Topi.
Sipas tij, më i interesuar që Berisha të jetë në Parlament është Edi Rama.
“Sot Berisha, pa asnjë meraku, ju e lidhni me 10 shtatorin dhe ai do të jetë në Parlament. Këtë mbrojtje ia ka dhënë vetëm pak orësh vetë PS, duke e nxjerrë nga sikleti i madh qoftë Sali Berishën e Lulzim Bashën. Ju e keni informacionin se është prononcuar deputetja më e re e më vjetër në moshë, zonja Bozo. Ju mendoni se ajo është prononcuar vetë, por është zëri i PS. Njeriu më interesuar se Berisha të jetë në Parlament është Edi Rama. Nëse PS do të ishte kundërt duhet të kishte minimumi”, tha Topi.
Sipas tij vendimin për të hyrë në Parlament, Berisha i merr vetë pa pasur nevojën e ndonjë këshille.
“Vendimet e veta të forta, është indipedent, nuk ka nevojë të pyesë dikë tjetër. A i intereson kjo mënyrë sjellje PS, sigurisht që po. Mendoj se është gjetur një akord, në mënyrë të butë, fluide që në fund të dalë dikush, të dalë edhe një zë, atëherë zërat shuhen, e unë nuk kam vënë ndonjë në dyshim se ky njeriu do të shkojë ose jo në Parlament”, tha Topi.
Për ish-Presidentin Topi, Lulzim Basha është njeri pa karakter. Kjo bindje e tij është përforcuar nga fakti që nuk ka asnjë reagim apo lëvizje kundrejt Ramës, i cili sot sipas tij nuk flet si kryeministër i shqiptarëve, por si dikush që kontrollon PS dhe politikën shqiptare.
Topi: Nëse ka një sjellje të çuditshme në kushtet e Shqipërisë ku në fjalimin e parë ku projektohet qeveria e re nuk ka asnjë fjalë për qeverisjen. Rama nuk foli edhe një fjalë për ti dhënë fizionominë e një njeriu që drejton qeverinë, por u kujdes që të krijojë një psikozë të re për qeverinë duke thënë se mandati i tretë është i vështirë, por që tek i 4-ti duhet të jemi shumë më të vëmendshëm. Në gjendjen psikologjike të këtij njeriu është krijuar një psikozë që duke kontrolluar PS dhe duke krijuar rilindjen, duke dominuar politikën shqiptare, ai mendon sot jo si kryeministër i shqiptarëve. Nëse gjërat kanë rrëshqitur deri këtu përgjegjësia është e këtij individit tjetër këtu.
Pse Basha nuk e bën dot këtë rol?
Topi: Basha është pa karakter. Çdo sjellje e një individi ngrihet mbi një karakter. Shqipëria është këtu dhe sot po diskutojmë për mandatin e 4 dhe pse po e krijon këtë psikozë dhe nuk ka asnjë fjalë nga opozita. Atëherë problemi nuk është majtas, por djathtas.