VIDEO/ Rama nxjerr pamjet e “mushkërisë së re të Durrësit”: Ekoparku, nga bombë mjedisore në oaz rekreativ

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditë duke publikuar disa pamje nga kantieri i Ekoparkut të madh të Durrësit.
Duket se kantieri po merr formën përfundimtare, duke u kthyer nga një bombë mjedisore në një oaz të ri rekreativ.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në Porto Romano, transformimi i vatrës gjysmëshekullore të plehrave të Durrësit është drejt fundit. EkoParku që po zë vendin e vatrës së plehrave do të jetë një pikë atraksioni, jo vetëm për qytetarët e Durrësit./Gazeta SHQIP